Si është Luljeta Bozo si vjehrrë? Na e tregon nusja e saj!
Dritare.net
"Alda ishte goxha vajzë, e bukur, e re me gjallëri me të gjitha çfarë ka rinia. Mbi të gjitha rëndësi për mua kishte që ata të dy donin njëri-tjetrin. Kjo është më e rëndësishmja, kur djali me vajzën kanë dashuri të sinqertë, kanë mirëkuptim, kanë harmoni, të gjitha të tjerat zbehen. Nuk merret njeriu me vogëlsira”, tha inxhinierja Bozo.
Më tej ajo dha disa këshilla të vlefshme, për nuset e vjehrrat.
“Në qoftë se do që të shkosh mirë, duhet të kesh dy gjëra parasysh. Vajza që vjen në shtëpi vjen nga një familje tjetër, nga një mënyrë tjetër jetës, futet në një mjedis të ri, duhet patjetër të bëhet shumë tërheqje dhe lëshim nga ai që është më i rritur dhe më i pjekur, nga i zoti i shtëpisë. Dhe po kështu nga ana e nuses. Kur arrihet ky mirëkuptim dhe dihet ku duhet të tërhiqet njëra palë dhe pala tjetër, gjithmonë gjendet gjuha e përbashkët. Kështu që duhet ta kesh në kokë. Po e ke në kokë që të bësh sherr, për asnjë gjë bën sherr. Në atë kohë ato ishin kushtet, do jetonim bashkë. Por mirë do ishte që secili të ishte në shtëpinë e vetë”, u shpreh ajo gjatë intervistës./L.F-dritare.net