Si e ke gjetur ministrinë? Denaj: Rritja ekonomike është fakt

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha se rritja ekonomike është fakt dhe se të ardhurat janë më të larta. E pyetur në “Dritare me Rudinën” në News24 se si e ka gjetur ministrinë, Denaj u ndal te shifrat dhe tha se parametrat makroekonomikë janë të qëndrueshëm.

“Në fakt unë daljet e mia të para, si në parlament ashtu edhe në media sociale i bëra duke prezantuar rezultatet e vitit të kaluar që janë të konfirmuara ku rritja 4.2% është e konfirmuar. Prej 1.2 % në 2013 në 4.2% në 2018 ku shoqërohet me rritje të punësimit dhe niveli i papunësisë ka rënë në 12.7 në 2018. Parametrat makroekonomikë janë të qëndrueshëm, ulje e borxhit publik. Këto janë ndoshta terma teknikë por rritja ekonomike është fakt. Të ardhurat në buxhet janë më të larta. Është përgjegjshmëri dhe menaxhimi i fondeve dhe shpenzimi me efektivitet.”,- tha Denaj.

LEXO DHE :  Greqi/ Fundi i “Kaikia-ve” me para nga Brukseli

E pyetur për deklaratat e Presidentit për ekonominë, ministrja Denaj tha se nuk duhet të ngelemi në pasiguri verbale.

“Unë jam duke folur me financat dhe të dhënat që marr nga institucioni nuk më rezulton dhe nuk mendoj se duhet të ngelemi në pasiguri verbale. Të ardhurat nuk cenohen me 1 muaj, 2 muaj. Rritja ekonomike nuk është një rritje që duhet nënvlerësuar.
Zakonisht ka sezonalitet dhe në tregues. Ka një ulje të vogël të realizimit të të ardhurave, marsi pritet të jetë shumë mirë. Shkurti kishte disa tregues të të ardhura pak më ulët se planifikimi.”,– tha Denaj./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.