Si do të zgjidhet kryeministri i ardhshëm i Britanisë, kandidatët e mundshëm!

Deputetët e Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe tanimë kanë filluar të shfaqin dëshirën për tu bërë kryeministër, në vend të Theresa May e cila njoftoi se do të largohet nga posti me 7 qershor.

“BBC” ka publikuar emrat e personave që tanimë mund të zënë postin e kryeministrit, disa emra tanimë e kanë shprehur publikisht dëshirën për këtë post, shkruan Dritare.net.

Afati i fundit për nominime është data 10 qershor, ndërsa kandidatët kanë nevojë për dy deputetë që t’i propozojnë.

Nëse ka më shumë se tre kandidatë, deputetët konservatorë, do të kryejnë një varg votimesh, derisa të mbeten dy kandidatë., shkruan Dritare.net.

LEXO DHE :  Policia e Shtetit: Ja masat për parandalimin e ngjarjeve kriminale në shkolla!

Kryetari i Partisë Konservatore Brandon Lewis tha se shpresonte që procesi për të përcaktuar zgjedhjen përfundimtare do të përfundonte deri në fund të qershorit.

Pas këtij procesi, është një varg pengesash rreth Britanisë së Madhe, ku anëtarët e partisë konservatore, duhet të votojnë për dy kandidatët, dhe kjo gjë mund të arrihet deri në sezonin e ardhshëm parlamentar, pas verës./I.M-Dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.