Ditën e sotme në orët e para të ditës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Pjesa e dytë e ditës do të jetë me vranësira të dendura në zonat malore përgjatë kufirit Lindor duke i lënë zonat e Ultësirës Perëndimore dhe ato bregdetare me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.
Temperaturat e ajrit do të ulen vetëm në mëngjes ndërsa bë mesditë mbeten të pa-ndryshuara duke luhatur nga 8 gradë C deri në 30 gradë C.
Sipas MeteoAlb, era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjell në det dallgëzim 3 ballë./I.M-Dtitare.net