Pjesa e parë e ditës së hënë do të mbetet me kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin, duke sjellë reshje shiu dhe dëbore më të dendura në lindje. Pasditja dhe nata sjellin përmirësim të motit, me kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin. Nga ‘meteoalb’ mësohet se, temperaturat do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat nga -5 gradë celsius në zonat malore, në 12 gradë celsius në bregdet./K.C/dritare.net