Shuhet në moshën 95-vjeçare, artistja dhe modelja e njohur Gloria Vanderbilt
Dritare.net
Vanderbilt është e ëma e gazetarit dhe shkrimtarit të njohur Anderson Cooper.
Ky i fundit kishte intervistuar nënën e tij, dhe e kishte bërë libër, duke u kthyer shpejtë në një nga librat më të shitur të kohës në botë.
Libri nis me nje interviste rrëfyese për të thënat e të pathënat e njeri tjetrit, ndërsa gazetarja Kozeta Turishta ka shkruar për dritare.net, në lidhje me këtë botim. Në shkrimin që mund ta lexoni këtu, përshkruhet se çfarë përmban libri i shkruar nga Cooper, pas një interviste më nënën e tij, dhe shumë të pathëna mes një nënë dhe një biri.
“Gloria Vanderbilt ishte një grua e jashtëzakonshme, që e donte jetën dhe e jetonte sipas kushteve të saj", tha djali i saj Cooper në një deklaratë. "Ajo ishte një piktore, një shkrimtare dhe projektuese, por gjithashtu një nënë, grua dhe mik i shkëlqyer.
Ajo ishte 95 vjeçe, por nëse pyesje një të afërm për të ata do të thoshin: Ajo ishte personi më i ri dhe më modern që njihnin"-shtoi ai.
Vanderbilt u diagnostikua me një formë të avancuar të kancerit të stomakut këtë muaj dhe nuk i mbijetoi sëmundjes./ I.M-Dritare.net