Shtyrja e zgjedhjeve? Spaho: Nuk marrim pjesë dhe nuk do t’i lejojmë të zhvillohen

Nënkryetari i PD Edmond Spaho i ftuar në Top Talk ka thënë se edhe nëse presidenti shtyn datën e zgjedhjeve lokale PD nuk do të marrë pjesë, por edhe nuk do të lejojë që ato të zhvillohen.

Gjithashtu Spaho tha se opozita nuk është kundër dialogut por kundër negocimit me Ramën si kryeministër, dhe se opozita ka pranuar edhe negocimin ndërkombëtar për dialog.

“Nuk kemi thënë që jemi kundër dialogut, përkundrazi kemi paraqitur një platformë me 10 pika, që mund të shërbejë si bazë për dialog. Kemi  pranuar edhe negocimin ndërkombëtar për dialog, sikurse e dini që dy deputetë të Parlamentit gjerman, njëri prej të cilëve mjaft i rëndësishëm; është praktikisht kryetar i grupit CDU/CSU-së, kanë ofruar ndërmjetësim. Ajo që nuk pranojmë është që të negociojmë me Edi Ramën si Kryeministër dhe nuk pranojmë që ai të jetë Kryeministri i një qeverie provizore, e cila duhet të ketë detyrën për të krijuar kushtet për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk është kapriço e jona, nuk është kokëfortësi.

LEXO DHE :  Rama i përgjigjet Metës për vizat: Ja për çfarë duhet të shqetësohet Presidenti!

Nuk heqim dorë nga ky kusht sepse në vitin 2017 ia kemi dhënë një herë kënaqësinë e Edi Ramës që të dialogonte me ne dhe të ishte kryetari i qeverisë, që zhvilloi zgjedhjet e 2017 dhe ndërsa premtoi se do të ishin zgjedhje të lira dhe të ndershme, në fakt i manipuloi, sikurse rezulton në dy dosjet dhe përgjimet e bëra nga organizatat e huaja partnere, jo nga ne. Kështu që ai e ka thyer marrëdhënien”, u shpreh Spaho.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.