Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Saimir Tahiri
Dritare.net
Ndërkohë, Tahiri ka kërkuar në gjykatë gjykim ditë për ditë, të pandërprerë.
Tahiri shprehet se, është humbur shumë kohë deri tani. Sipas tij nuk ka nevojë që të zvarritet procesi gjyqësor.
Ju keni kërkuar gjykim të pandërprerë, ditë për ditë…
Duhet të ndodhë me këdo që të mos ketë vonesa në asnjë proces gjyqësor. Këtë kërkova që procesi të shkojë përpara.
Pranoni fajësinë duke kërkuar gjykim të shkurtuar?
Të kërkosh gjykim të shkurtuar nuk do të thotë të pranosh fajësinë. Ju e dini, më vjen keq që jeni në kufijtë e abuzimit.
Do të merrni pjesë si votues?
S’ka pikë lidhje.
Ku keni gabuar ju?
Nuk është momenti të bëj politikë këtu.
Ju jeni një nga ministrat më jetëgjatë…
Jam ministri më jetëgjatë dhe më i miri në historinë e pluralizmit.
Ti flet më shumë se sa ai që duhet të përgjigjet. E kam boll një gjyq politik nuk kam nevojë të bëj politikë këtu jashtë.
Mendova dhe mendoj se nuk ka nevojë të zvarritet ky gjyq. Kam arsye të besoj se ka shumë të cilët janë të interesuar që kjo situatë të vazhdojë kjo, unë të zvarritem në procese gjyqësore dhe nuk janë të interesuar për drejtësi. Unë jam i vetmi i interesuar për drejtësi.
I kërkova gjykatës që mundësisht t’i bëj seancat ditë për ditë. Ka dy vjet që zvarritet kjo histori.
Unë jam hetuar personalisht në Itali dhe prokuroria e antimafias në Itali dhe gjykatat e dhanë verdiktin e tyre dhe thanë që Saimir Tahiri nuk ka pikën e lidhjes me këtë histori. Ajo karroca është vetëm materialet e Italisë./K.C/dritare.net