IMT-ja ka nisur prishjen e një banese ku jetojnë dy familje në zonën e 'Petro Nini Luarasit'. Në shenjë protestë kundër prishjes së banesës së tyre, familjarët janë shtrirë në rrugë. Jo vetëm familjarët, por edhe fëmijët e tyre ndodhen përpara banesës që do të shembet. Policia ndodhet jashtë banesës dhe përpiqet t'i largojë. Mësohet gjithashtu se policia ka shoqëruar disa prej tyre./K.C/dritare.net