Një pako eksplozivi, që synonte investitorin miliarder dhe filantropin, George Soros është sekuestruar në shtëpinë e tij, në New York. Forca të posaçme antiterroriste të FBI-së po hetojnë për eksplozivin, dhe autorët që fshihen pas kësaj ngjarjeje, informon dritare.net Agjentët dhe oficerët e policisë lokale u thirrën në fshatin Katonah të Nju Jorkut, ku jeton Soros, në orën 03:45 të hënën, pasi një punonjës gjeti një pako eksplozivi në kutinë postare të shtëpisë së miliarderit. Punonjësi e mori pakon, e dërgoi në pyll dhe telefonoi policinë, e cila vuri në alarm FBI-në dhe Zyrën e Zjarrfikësve dhe Eksplozivëve, të cilat nisën menjëherë nga hetimet./K.C/dritare.net