Shtëpia përfshihet nga flakët, humbin jetën 2 shqiptarë në Bruksel

Dy shqiptarë kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në Bruksel. Një zjarr i fuqishëm  përfshiu banesën e tyre dhe për pasojë dy të rinjtë, Pelivan Hysaj, 24 vjeç nga Berati dhe Venedik Pirushi, 23 vjeç nga qyteti i Durrësit ndërruan jetë.

Mediat belge raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten dhe shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk janë konfirmuar.

LEXO DHE :  Zjarr i tmerrshëm në Amazon, ambientalistët fajësojnë njerëzit

Lajmi për vdekjen e dy shqiptarëve u konfirmua nga zëdhënësi i zjarrfikëseve, Alain Habilsm i cili deklaroi se mjetet e ndihmës së shpejtë  shkuan menjëherë në vendngjarje, por flakët e fuqishme e kanë bërë të pamundur shpëtimin e të rinjve që ndodheshin brenda në banesë./A.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.