Shtëpia mahnitëse e Shakirës në Miami Beach në shitje për 8.7milion paund
Dritare.net
Kjo pronë e pabesueshme përfshin mbi 20.000 metra katrorë dha ka gjashtë dhoma gjumi. Ajo ka pishinën private dhe palestrën, të cilën Shakira e ka përshtatur në mënyrë të tillë që të bëjë edhe ushtrimet e kërcimit.
Në vitin 2001 kohë në të cilën ka blerë këtë pronë, ajo ka investuar në një rinovim të plotë të shtëpisë, duke vënë vulën e saj. Më një stil minimalit këngëtarja ka zgjedhur dysheme prej druri të importuar nga Spanja, dyer të importuara nga Evropa dhe të gjitha mobiliet e bëra me porosi, që do të thotë plotësisht unike.
Jashtë shtëpisë pamja është po aq mbresëlënëse, ndërtesa ka dizajn të bukur, ajo rrethohet me pemë dhe gjelbërim. Shakira dhe partneri i saj Gerard Piqué kanë disa prona në vende të ndryshme, por kryesisht jetojnë së bashku në Barcelonë, Spanjë, me dy djemtë e tyre. Dritare.net ju sjell pamjet e shtëpisë .V.D/Dritare.net/