Shtëpia e Bardhë ka refuzuar zyrtarisht, për të bashkëpunuar në lidhje me hetimin e presidentit amerikan Donald Trump. Në një letër Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Pat Cipollone iu drejtua kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, duke e argumentuar se ky hetim nuk ka asnjë bazë dhe është i pavlefshëm. Në letër shkruhet gjithashtu se demokratët po përpiqen të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve 2016. Demokratët kërkuan shkarkimin e Trump-it pasi një burim i parë zbuloi telefonatën që Trump kishte bërë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ku i kërkonte këtij të fundit të hetonte djalin e kundërshtarit të tij kryesor në zgjedhjet e 2020-ës, Joe Biden./L.F-dritare.net