Shtatzëni e paplanifikuar? Reagon e revoltuar bashkëshortja e Gaz Pajës
Dritare.net
Pak muaj më parë aktori i njohur i humorit Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira Seferi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
Nga ana tjetër, pas dasmës u dha lajmi se Seferi është shtatzënë, madje edhe gjatë dasmës u tha se ajo ishte në pritje të një fëmije.
Gazeta “Panorama” ka shkruar në një numër të saj se: “shtatzëania e paplanifikuar e partneres, e detyroi të bënte dasëm para kohe”.
Ndaj kësaj të fundit ka reaguar, bashkëshortja e Gaz Pajës e cila shprehet e revoltuar me artikullin dhe të dhënat e gazetës.
“Gazeta Panorama unë nuk di të kem patur ndonjë shtatzani të paplanifikuar, po na falni nëqoftëse ju kemi prishur axhendën e dasmave. Si mund të jepni lajmin e bukur të pritjes së ëmbël me këtë titull? Tregoni pak më dashmirësi dhe profesionalizëm.
Epo ndodh që në fillimet e shtatzanisë barku nuk duket, apo quhet fshehje kjo? Ma bëj hallall. Bravo Gazi paske marrë vendimin brenda natës! Burime pranë çiftit??”- shkruan ajo./ I.M-Dritare.net