Shtatë orë për ngjyrën e flokëve, Jane Fonda mahnit në ceremoninë e çmimeve Oscar
Dritare.net
Jane Fonda kaloi afërsisht shtatë orë duke transformuar flokët e saj për Awards Academy. Dhe pati rezultatin që deshi, flokë ngjyrë gri. Ajo kishte qëllim që të gjithë të befasoheshin prej saj, në momentin final të ceremonisë.
Parukieri i saj, Jack Martin, ndau një postim në instagram, ku përshkroi procesin e transformimit të pamjes së Jane. Ai sqaroi se përgjatë shtatë orëve, ajo shkroi kapituj të ri të librit të saj të ardhshëm, duke lexuar lajmet e fundit, dhe duke iu përgjigjur e-maileve.
“Më bëri të ndjehem i turpëruar kur ankohem se jam i lodhur”, shkroi Martin.
“Jane ishte shumë e lumtur që mori rezultatin që ëndërronte”, shtoi ai.
Legjenda e Hollivudit, ra në sy edhe për fustanin që kishte përzgjedhur. Një veshje e kuqe me rruaza, që e tregonte elegante dhe shumë klas, ashtu si në 2014, kur e veshi për herë të parë, në Festivalin e 67-të të Filmit në Kanë.
Gjithashtu ajo mbante në krah, një pallto të kuqe, të cilën e ka blerë në 2019. Asokohe, ajo tha se ‘kjo pallto do të jetë veshja e fundit që do të blejë’. Aktorja është gjithashtu aktiviste për ndryshimet klimaterike./L.F-dritare.net