Shqiptari plagos me thikë italianin, i mbajti 12 mijë euro për punën
E Mërkurë 27 Korrik 2016, 10:10
Dritare.net
“Repubblica.it” shkruan se gjithçka ka nisur pas një debati mes shqiptarit dhe italianit 32-vjeçar. Enver Kasa ishte punëtor ndërtimi dhe i kishte rregulluar shtëpinë, në Coazze, italianit dhe sipas tij ky i fundit i kishte dhënë 12 mijë euro më pak.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 17.30. Pas debateve shqiptari ka nxjerrë një thikë dhe ja ka ngulur italianit në qafë.
Sipas llogarive të shqiptarit puna bënte 70 mijë euro, por 32-vjeçari italian i kishte dhënë 12 mijë euro më pak.
Ndërkohë shqiptari është arrestuar, ndërsa italiani është në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ka sekuestruar edhe thikën që përdori Enver Kasa.