Shqiptari masakron me thikë rivalin në dashuri
E Hënë 9 Maj 2016, 19:07
Dritare.net
Dy të rinjtë, të cilët e njihnin njëri tjetrin, ishin takuar dje në një apartament dhe pasi kishin debatuar rreth orës 20:00, kanë dalë në një rrugë pranë komisariatit të policisë. Shqiptari e ka goditur disa herë rivalin e tij në dashuri, duke e lënë të mbytur në gjak e të rrëzuar përtokë.
I riu, i cili u godit nga shqiptari disa herë me thikë në bark, ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërsa disa orë pas ngjarjes, 23 vjeçari shqiptar është paraqitur vullnetarisht në polici. I plagosuri sipas policisë është nga vendet e Evropës Lindore.