Shqiptari i jep fund jetës për të shpëtuar nga...
E Enjte 6 Korrik 2017, 17:05
Dritare.net
Policia greke ka deklaruar se ende nuk dihen shkaqet e vetëvrasjes së 58-vjeçarit, baba i tre fëmijëve, por banorë të lagjes kanë deklaruar se bëhet fjalë për probleme ekonomike dhe familjare, shkruan TCH.
Të cituar nga mediat helene, banorët e zonës ku jetonte shqiptari janë shprehur të shokuar nga ngjarja, duke thënë se ai ishte një njeri i qetë që nuk kishte shkaktuar kurrë probleme.
Trupi i tij u gjet i pajetë nga familjarët, në orët e para të mëngjesit në banesën e tij. Kufoma është dërguar për ekspertizë mjekoligjore, ndërkohë që policia e Kalkidhës ka hapur një hetim.