Shqiptarët duan Enver Hoxhën/ Berisha: Studimi u manipulua nga Rama dhe OSBE

Ditën e djeshme u bë publik një studim se një pjesë e madhe e shqiptarëve janë shprehur se komunizmi ka qenë ide e mirë, por i zbatuar keq. Pas këtij publikimi, ka reaguar ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka thënë se ky është manipulim i bërë nga Edi Rama për atin e tij shpirtëror, Enver Hoxha. Sipas Berishës, Rama mbështetet edhe nga kreu i OSBE-së në Tiranë.

Reagimi i Berishës

“Pollet e Edvinit per atin e tij shpirteror, nje manipulim i turpshem i realitetit!

Te dashur miq, dje, nje e ashtuquajtur kompani studimi te opinioneve, e lidhur historikisht koke e xhep me Edvinin, nxorri se shqiptaret ne mase te madhe paskan nje simpati apo mendim pozitiv per Enver Hoxhen, diktatorin me mizor, me barbar te Europes se Pasluftes se Dyte Boterore.

Ne ekspozene e ketij trillimi te paskrupullt, te bere me qellim nga Edi Rama, per fat te keq asistonte si per ta bere me te besueshem dhe ambasadori i OSBE, Brochard.

LEXO DHE :  Si do të jetë moti sot, 17 tetor 2019!

Me kete rast ju rikujtoj shqiptareve se ne pranveren e vitit 1991, lideret e partive te qendres se djathte te Europes nje nje deklarate te vecante cilesuan diktatorin Enver Hoxha si Hitlerin shqiptar te Pasluftes, dhe vetem pak kohe me vone nje studim opinioni nxirrte partine e Enver Hoxhes, PPSH, 24% para PD ne zgjedhje, nderkohe qe rezultati i votimit tregoi nje diference prej 42% ne favor te PD.

Duke denuar kete perpjekje primitive per te manipuluar opinioni publik nga Edvin Krisaq Rama me veglat e tij, theksoj dhe nje here se Piktori deshtak edhe po te ngjalle Enverin nga varri eshte i pashpres!” sb

1 Koment

  1. Te rer kan luajtur nga nje milmeter nga vendi, po ty o Bac nuk ka dreq qe te leviz, shkemb graniti mbetesh.
    Nuk eshte fai jote, eshte fai i fyellit qe ka vetem nje vrim, dhe ti nuk mund te nzjerresh tjeter tingull.
    vertet nuk e kupton se i ke lodhur tere , edhe dashamirsit e tu me kete lloj “muzike”
    Nderro pak, dreqi e mori.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.