U pezullua nga Për’puthen/Tea:Nuk ka justifikim për vonesat, kam rrèzikuar pèrjashtimin nga gjimnazi!
E Martë 5 Janar 2021, 21:09
Dritare.net
Një ditë më parë, në “Për’puthen” u vu re mungesa e Teas, e cila u pezullua nga produksioni nga vonesat e vazhdueshme. Në puntatën e sotme, Tea është rikthyer, duke kërkuar ndjesë për vonesën, nga ku ka rrëfyer se është problemi i gjithë jetës së saj.
“Justifikim për vonesat e mia nuk ka, nuk e bëj me qëllim, thjesht kam pak probleme me zgjimin në mëngjes. Madje edhe kur kam lindur kam dalë 2 javë me vonesë. Shpesh gjatë gjimnazit kam rrezikuar të përjashtohem, edhe në punë kam pasur probleme. Nuk e di si ia dal të bëhem gjithmonë vonë. Nuk do përpiqem ta justifikoj veten. Ju kërkoj ndjesë të gjithëve”, ka thënë Tea./M.M-dritare.net