Moderatorja dhe aktorja, Rudina Dembacaj ka shkuar në Pukë bashkë me partnerin, Mark Frroku. Ajo ndau me ndjekësit në Instagram, disa foto e video nga Puka e mahnitshme.
Moderatorja shkoi në Pukë për të mbledhur kërpudha.
E ku tjetër përveç Pukës mund të gjesh gjëra bio, kërpudha, manaferra, mjaltë, gështenja? Ka edhe në vende të tjera, por ama s'janë si të Pukës.
Ne e dimë, sepse e pamë nga afër dhe shijuam gjithë gjërat e mira të Pukës. Fundjavën e kaluar, dritare.net shkoi në Puka, e cila na çudi dhe na bëri të ndihemi në faj, se përse nuk kishim qenë me parë.
Sigurisht ne morëm shkas nga emisioni i gazetares, Rudina Xhunga, që na tregoi Pukën e panjohur, atë Pukë që pakkush e njihte dhe e vizitonte.
Por pas emisionit shumë shkuan në Pukë dhe akoma më shumë do të shkojnë këtë dimër, e verat e dimrat që do të vijnë. Ti që ende s'e ke parë emisionin e Pukës, çfarë pret?/K.C/dritare.net