Romina Power, 69 vjetët e një gruaje të jashtëzakonshme!
Dritare.net
Sot këngëtarja dhe aktorja amerikane, Romina Power mbush 69 vjeç. Vite të mbushura me sukses, dashuri, por edhe me sfida e dhimbje. Ajo shkeli skenën për herë të parë në moshën 16-vjeçare, ku u takua dhe me dashurinë e saj të parë, Albano Carrisi.
Mes tyre ishte dashuri me shikim të parë dhe fillimi i një partneriteti artistik që do të vazhdonte për vite me radhë, me suksesin e këngëve të kultit “Felicità e Nostalgia Canaglia”. Të dy performuan në skenë dhe mbështetën njëri-tjetrin për shumë vite. Edhe sot vazhdojnë ta bëjnë, pavarësisht se jeta i ka lëkundur disa herë.
Çifti kurorëzoi dashurinë në martesë në korrik të 1970-ës. Të dy të rinj, por mjaft të dashuruar për të hedhur hapa të mëtejshëm. Bashkë kanë katër fëmijë. Por pas vdekjes së vajzës së tyre të madhe në 1993-shin, çifti u nda.
Pavarësisht divorcit dhe pas shumë vitesh pauze, dyshja historike u bashkua dhe rifilloi performancat në televizione, shkruan dritare.net
Duke e zhvendosur fokusin te Romina, është e pamundur të mohosh elegancën e saj skenike, që të jep qetësi dhe pasqyron sinqeritet. Përveç zërit, ajo që e bëri ikonike Romina Power ishte padyshim pamja, një reflektim i personalitetit të saj.
Me kalimin e viteve, Romina Power është bërë më shumë e njohur edhe falë veshjeve të saj karakteristike. Stili është i lidhur ngushtë edhe me besimin e këngëtares.
Në fakt, për disa kohë Romina i është afruar fesë Budiste dhe kjo e fundit ndikon në zgjedhjet stilistike të këngëtares.
Kaftanët, tunikat e gjata dhe veshjet elegante, por të gjera, etnike janë gjërat më të dallueshme dhe të domosdoshme në veshjet e Rominës.
Gëzuar ditëlindjen, Romina Power! Qofsh gjithmonë kaq e fortë dhe magjepsëse!/K.C/dritare.net