Moderatorja e dashur për publikun, Arjola Shehu e ka kaluar koronavirusin. Gazetarja shkruan në Instagram se të hënën do të kthehet në emision më fuqishëm se kurrë.
Arjola u është përgjigjur pyetjeve të fansave dhe ka treguar se çfarë kuptoi për jetën tani që po e kalon Covid-19.
Një ndjekëse e ka pyetur moderatoren:
“Ç’rëndësi kuptove mbi jetën kur e di që po kalon kodivin?”
Dhe Arjola i përgjigjet:
“Të jem e sinqertë. Sesa e shtrenjtë është familja edhe sesi të dridhet zemra vetëm kur mendon se diçka mund t’u ndodhë atyre.”/K.C/dritare.net