Për'puthen/Murati i vë limitet Sindit:S'ke shans të veshësh të shkurtra me mua!
E Martë 19 Janar 2021, 20:08
Dritare.net
Së fundmi, në "Për'puthen" ka ardhur një djalë nga Turqia i cili jeton dhe punon në Shqipëri. Menjëherë pas ardhjes së tij ka shprehur pëlqimin ndaj Sindit, dhe publiku duket se i do të dy si çift. Ditën e sotme kishin takimin e dytë, ndërsa duke biseduar, Murati e ka pyetur Sindin mes të tjerave, se a vishet me të shkurtra. Kjo e fundit, i është përgjigjur “Po”, ndërsa ka marrë kundërpërgjigjen se nëse del me të, nuk mundet ta bëjë një gjë të tillë.
Murati: A vesh rroba të shkurtra?
Sindi: Po!
Murati: S’ka shans nëse del me mua.
Sindi: Po deri sa t’i mbaj sipas teje?
Murati: Deri poshtë gjurit.
Sindi: Po në plazh?
Murati: Ka pishina të mbyllura,po veshe shkurt, koka në Stamboll./M.M-dritare.net