Muaji rozë/ Iva Tiço i bashkohet nismës së gatimit: Për gratë që duan ta shohin jetën me ngjyra pozitive
E Premte 2 Tetor 2020, 16:04
Dritare.net
Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Është muaji rozë. Në kuadër të muajit rozë, Paparja-Mirela Andoni çeli një nismë me gatime, për të mbështetur të gjitha ato gra që janë buzë humnerës dhe kërkojnë forcë për të nxjerrë krahët. Një gatim, për një grua buzë humnerës.
Kësaj nisme i është bashkuar edhe gazetarja, Iva Tiço. Ajo ka gatuar sot cupcakes, me krem rozë.
Ndërsa poston foto nga gatimi, Iva shkruan:
“Për të kujtuar tetorin që merr ngjyre rozë, për pak më shumë butësi dhe për të gjitha ato që duan ta shohin jetën me ngjyra pozitive.”/K.C/dritare.net