Mirë se erdhe në jetë/ Ansi zbulon emrin e veçantë të të vëllait!
E Diel 21 Mars 2021, 19:07
Dritare.net
Andrra Destani e Sinan Hoxha janë bërë prindër dy fëmijëve, vetëm dy ditë më parë. Andrra solli në jetë djalin e dytë. Lajmin e ëmbël e ndau vetë ajo përmes një postimi në Instagram. Bashkëshortja e Sinanit ka postuar një foto të bebushit pa e zbuluar fytyrën. I vogli shihet i veshur me rroba në ngjyrë blu dhe sot është bërë publik emri i tij. Lajmin e ka dhënë vëllai i madh, Ansi përmes një “InstaStory”. Mirë se erdhe në botë vëllai im i vogël, Ayan”, ka shkruar ai, duke zbuluar kështu emrin e vogëlushit. Kujtojmë se çifit u bënë prindër për herë të parë në vitin 2016./M.M-dritare. net