Merret vendimi/ Eurovizioni do të mbahet me 3500 spektatorë
Dritare.net
Festivali i Eurovizionit do të mbahet në kohë pandemie. Konkursit i është dhënë leja për të pasur në skenë 3500 spektatorë. Festivali do të zhvillohet në skenën e Ahoy Arena të Roterdamit në maj. Vitin e shkuar Eurovizioni u anulua për shkak të shpërthimit të pandemisë. Plani këtë vit parashikon gjysmën e kapacitetit që përban skena. Të gjithë spektatorët që duan të shohin nga afër spektaklin, duhet të kenë me vete testin negativ për Covid. Organizatorët e Eurovision e mirëpritën vendimin. Më shumë detaje do të njoftohen në javët e ardhshme, se si mund të pranohet audience në mënyrë që të gjithë të jenë të sigurtë. Eurovision do të zhvillohet nga 18-22 maj. Shqipëria këtë vit do të përfaqësohet nga Anxhela Peristeri./L.F-dritare.net