Luana Vjollca e mahnitshme me të kuqe. Ja sa i kushtoi kjo veshje nga stilisti i mbretëroreve!
E Diel 10 Janar 2021, 09:09
Dritare.net
Që e kuqja i shkon shumë Luana Vjollcës e kemi thënë shumë herë, por po e themi edhe sot. Ajo duket e mahnitshme, sa herë që zgjedh të veshë një fustan të kuq. Edhe mbrëmë në puntatën e radhës të “Shiko kush luan”, Luana ishte veshur me të kuqe.
Moderatorja e dashur për publikun kishte zgjedhur një fustan nga stilisti i famshëm, Alexander Mcqueen, i cili kushtonte 1,490.
Fustanin e mrekullueshëm e kishte kombinuar me një palë vëthë dhe një unazë të Beetle po nga Mcqueen që bashkë kushtonin 1,560 euro dhe takat nga Philipp Plein, që ishin 998 euro.
Pra në total veshja e Luanës, kushtoi 4,048 euro. Çmim i kripur, por kemi parë edhe më shumë se kaq nga Luana Vjollca./K.C/dritare.net