Love Story/ Silvana publikon mesazhet ku Saimiri fton vajzat në shtëpinë e tij!
E Hënë 4 Janar 2021, 23:11
Dritare.net
Një javë më parë, Saimiri në “Love Story”, vendosi të eleminojë Silvanën e cila pas largimit shprehu rezervat e saj duke i thënë drejtpërdrejt se ajo kërkonte një burrë me “B” të madhe, ndërsa ky i fundit ia ktheu se duhet të jetë edhe vetë një grua me “G” të madhe. Më pas Silvana ka deklaruar se beqari do të dalë me të njëjtin status nga emisoni sepse ai kërkon vajza që ta argëtojnë, duke e përjashtuar veten nga ajo kategori.
Mbrëmjen e sotme duket se ish-konkurrentja e “Love Story” ka guxuar pak më tepër, duke postuar në “Instastory” bisedën me Saimirin, ku ky i fundit i kërkon të shkojë në vilën e tij me vajzat, gjë që është e ndaluar nga produksioni./M.M-dritare.net