Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Loredana kujton të atin e ndjerë/ Bën postimin prekës në Instagram

Loredana kujton të atin e ndjerë/ Bën postimin prekës

Reperja e suksesshme, Loredana Zefi, është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo poston shpesh nga përditshmëria e saj, ku më shumë vëmendje marrin momentet e ëmbla që kalon me vajzën e saj, Hanën.
Por këtë herë Loredana ka zgjedhur të postojë diçka ndryshe. Ajo ka postuar varrin e babait të saj të ndjerë. Ajo e ka shoqëruar foton me emoiji, duke teguar se ndjehet e pikëlluar për humbjen e tij.

Loredana kujton të atin e ndjerë/ Bën postimin prekës

I ati i reperës u nda nga jeta në muajin maj të vitit të kaluar dhe kjo fatkeqësi ndodhi në momentin më të vështirë të saj. Ajo atëherë po përballej me akuzat e rënda të çiftit zvicerian. Loredana është shprehur se i ati kishte shumë dëshirë që ajo të merrej me muzikë dhe prandaj e dashuron aq shumë muzikën dhe se asnjëherë nuk do ta lërë atë.

Loredana kujton të atin e ndjerë/ Bën postimin prekës
Gjithashtu reperja ka përmendur shpeshherë në intervistat e saj sakrificat e babait për të mbajtur familjen dhe vështirësitë që kanë kaluar si familje emigrantësh.
Loredana ka vizituar varrin e tij së fundmi dhe këtë moment prekës ka zgjedhur ta ndajë edhe me fansat./R.P/dritare.net