Lindi Diellin/ Xhemi Shehu i bën dhuratën më të bukur Arbana Osmanit
E Martë 20 Tetor 2020, 21:09
Dritare.net
Një ditë më parë, moderatorja e dashur, Arbana Osmani solli në jetë Diellin. Joni u bë me vëlla të vogël dhe regjisori, Eduart Grishaj me djalë.
Çifti e ndau lumturinë me ndjekësit në Instagram duke postuar fotot nga takimi i parë me Diellin.
Ndërsa shoqja e ngushtë e Arbanës, Xhemi Shehu i shkoi direkt në spital dhe me një arush gjigant vetëm për Diellin.
Dje dhurata ishte për Diellin dhe sot për Arbanën. Xhemi i ka dhuruar shoqes një byzylyk me diell. Arbana e ka ndarë dhuratën e bukur në Instagram, ndërsa e shoqëron me një zemër./K.C/dritare.net