Komentet e ndjekësve që e bënë Bieta Sulon të ëndërrojë: E dua vajzë, edhe pse e parashikoj djalë!
E Shtunë 19 Shtator 2020, 10:10
Dritare.net
Një foto e Bieta Sulos, me një tullumbace në dorë, bëri lëmsh ndjekësit, të cilën u vërshuan në komente për një shtatzëni të mundshme të moderatores. Kështu, ajo u detyrua të postojë një foto sërish, këtë herë pa tullumbace, për të sqaruar keqkuptimet.
E vërteta e fotos është e thjeshtë shkruan ajo:
"Ai tullumbac më gjendej në shtëpi dhe plus që më shkonte me fustanin".
Por sidoqoftë, komentet në foton e saj për një shtatzëni të dytë, duket se i kanë pëlqyer.
"Ëndrra të bukura pata me idenë e një fëmije të dytë, që do të doja ta kem vajzë edhe pse parashikoj qe do ta kem djalë", shkruan Bieta, në instagramin e saj./L.F-dritare.net