Klea Huta poston foton e ëmbël me Krid: Para 4 muajsh takova Zotin, më dha botën në duar
Dritare.net
Krid sot mbushi katër muaj që ka ardhur në jetë. Dhe si çdo muaj, Klea Huta bën dedikim special për të birin. Nuk ka munguar as sot.
Klea ka postuar një foto me Kridin, me në sfond perëndimin e diellit.
E ndërsa poston foton, Klea shkruan fjalët më të ëmbla për të voglin e saj.
“Para 4 muajsh u takova me Zotin dhe ai me dha ne duar boten duke me dhuruar nje nga engjejt e tij me te bukur!
As ne endrrat e mia me te bukura nuk te kisha imagjinuar dhe projektuar o dashuria ime e vogel e madhe KRID!
Zemra po me shperthen nga dashuria qe kam per ty. Dua te uleras qe ta shpreh gjithe dashurine sepse fjalet nuk jane shpikur e nuk do shpiken kurre, per asnje nene! Ti me dhe emrin me te bukur ne jete, emrin NENE dhe une per kete te jam mirenjohese gjithe jetes ty dhe Zotit! Te dashuroj.” , shkruan Klea./K.C/dritare.net