Jonida Maliqi tregon arsyen e ndarjes nga Romeo Veshaj
Dritare.net
Këngëtarja Jonida Maliqi ka folur pas ndarjes nga aktori, Romeo Veshaj. Në një prononcim për “Panorama Plus”, Jonida shprehet se, marrëdhënia me Romeon u zbeh me kalimin e kohës dhe në një moment kuptuan se ishte më mirë që t’i jepnin fund lidhjes.
“Ka qenë histori e bukur dhe për sa kohë ishte e tillë e ndava me publikun. Vjen një moment gjithçka zbehet dhe nuk ka asnjë arsye konkrete më besoni. Nuk doja ta thosha nga erdhi si erdhi, por ramë në konsensus. Kur njerëzit kanë detyrime ndaj njëri-tjetrit, mund të bëjnë deri diku disa kompromise për hir të rrethanave. Kur je në një marrëdhënie dhe vendos të ndahesh nuk ka asnjë dramë në këtë pikë. Për më tepër kam arritur pjekurinë time që gjërat nuk i përjetoj më si të isha 15 vjeç. E di se çfarë dua, e di se çfarë më takon, edhe e di se çfarë dua të marr, sepse është marrëdhënie, pra ti merr.”,- tha Jonida. Ndërkohë këngëtarja i ka uruar jetë të lumtur Romeos dhe të dashurës së tij të re, Aleksia Peleshit./K.C/dritare.net