Jetojnë bashkë? Jasmina dhe Ola i përgjigjen videos së Dritare.net!
Dritare.net
Disa ditë më parë Dritare.net publikoi një video të dy konkurrenteve të Përputhen, të vetëshpallura armike, të cilat dilnin nga i njëjti pallat. Bëhet fjalë për Jasminën dhe Olën. Në një reagim dy vajzat, mohojnë të jetojnë në të njëjtën banesë, por thonë se jetojnë në një pallat dhe kjo është rastësi.
“Unë dhe personi në fjalë kemi dalë nga i njëjti pallat. Nuk e dija që kishte ndryshuar shtëpi. Nuk besoj se duhet të jap sqarime të mëtejshme sepse kam tre vjet që jetoj në atë lagje. Mbi të gjitha nuk jam unë me Olën, jemi thjesht ne në të njëjtin vend. Rastësitë në jetë mund të ekzistojnë pafund. Pra jeni duke më kërkuar llogari se përse rastisa në të njëjtin vend që ka qenë dhe ajo dhe pse kam zbritur të marr ushqim kur dhe ajo ka marrë ushqim, është sikur të më thoni pse merr frymë kur dhe ajo merr frymë”, u shpreh Jasmina.
Në të njëjtën linjë ishte edhe reagimi i Gladiolës, por ndryshe nga Jasmina ajo tha se ishte në dijeni që konkurrentja e saj në Përputhen, jetonte në të njëjtin lagje me të.
“Unë jetoj e vetme dhe nuk ndaj qiranë me asnjë. Gjithsesi kjo është kontrata e shtëpisë, do ta sjell dhe në studio që eprorët e mi ta shikojnë. Ju normale që do jeni të dyzuar për këtë video që keni parë, por unë po iu them që nuk jetoj në shtëpi me një nga konkurrentet e programit. Kam qenë në dijeni që Jasmina jetonte në të njëjtën lagje me mua. Jemi përballur në lagje, nuk e di nëse ajo më ka parë por unë po”, u shpreh Gladiola.
Hyrja e Ola Zenelajt në Përputhen i trazoi ujërat, sidomos raportin mes Andit dhe Jaseminës të cilët kishin pëlqim ndaj njëri-tjetrit. Sapo Ola hyri në Përputhen u shpreh se një nga preferencat e saj ishte Andi. Në fillim u tha se gjithçka ishte për inat të Jaseminës pasi të dyja vajzat kishin qenë shoqe të ngushta dhe prej vitesh nuk flisnin me njëra-tjetrën. Ndaj hyrja e Olës u pa si kërcënim për raportin e Jaseminës me Andin. Por në puntatën e fundit Andi dhe Jasmina, u deklaruan vetëm për njëri-tjetrin. /L.F-dritare.net