Fatjoni e akuzoi se ka fjetur me Andin/ Melisa: Sot për këtë nuk flas me mamanë!
E Diel 10 Janar 2021, 22:10
Dritare.net
Pak kohë më parë, Fatjoni e akuzoi Melisën se ka pasur një marrëdhënie të fshehtë me një nga konkurrentët në Përputhen. Për një kohë të gjatë pati diskutime rreth kësaj teme, por Fatjoni nuk ka treguar më shumë detaje. Në rrjetet sociale, u aludua se djali që ka pasur marrëdhënie Melisa, ishte Andi.
Në emisionin “Përputhen Prime” këtë mbrëmje, ajo e mohoi këtë. Madje, më tej ajo u shpreh e prekur nga ana e Fatjonit, që nuk i ka shkuar të vërtetës deri në fund. Ajo rrëfeu se për këtë shkak, prej kohësh nuk flet me mamanë e saj. Në takimin e parë të tyre pati një kimi, ndaj pritej se Melisa dhe Fatjoni do të dilnin çift nga Përputhen. /L.F-dritare.net