Djali i Kleas dhe Elgitit thotë fjalën e parë/Përcakton gjininë e fëmijës së dytë!
E Diel 17 Janar 2021, 21:09
Dritare.net
Një nga çiftet më simpatike të showbizit është dyshja, Klea Huta dhe Elgit Doda,të cillët disa muaj më parë u bënë prindër të djalit të tyre, Kridit. Ndërsa Klea ka ndarë momentet më të bukura të të birit, me ndjekësit e saj në "Instagram", ditën e sotme, ka patur një surprizë të vërtetë. Kridi ka thënë fjalën e tij të parë, dhe gjejeni cila është? “Bababa”! Ditën e djeshme, ka qenë “baba” dhe vetëm një ditë më pas, sot, ka thënë “mamama”. Klea ka shtuar më tej, se nëse kjo lidhet me supersticionet, fëmija i dytë do të jetë djalë. Tani presim që të shohim imazhin e vogëlushit Krid./M.M-dritare.net