Arbana Osmani, në një intervistë përtej asaj që njohim!
Dritare.net
Së fundmi njerëzit e njohur të ekraneve shqiptare, janë distancuar nga intervistat në media. Kjo sepse shumë kush prej tyre, ka shfrytëzuar instagramin për të thënë gjithçka ata duan. Edhe Arbana Osmani, sot ka dhënë një intervistë për ndjekësit e saj, ku tregon për atë që e njohim më pak. Për Arbanën si mama, si ‘zonjë shtëpie’, për gjërat që i pëlqejnë dhe ato që nuk i pëlqejnë. Dikush e pyeti nëse ajo i urrente fotot e shtatzënisë, duke iu referuar faktit që gjatë kohës që ajo ishte në pritje të ëmbël me Diellin, nuk ndante me ndjekësit, foto nga përditshmëria e saj. Për këtë Arbana u përgjigj se nuk është aspak e vërtetë, por ka një shpjegim që nuk lidhet vetëm me të.
"Nuk dua të postoj foto kur jam shtatzënë në rrjete sociale sepse mendoj që kjo mund të ndikojë tek shumë gra, që për fat të keq i duhet të përballen me probleme të fertilitetit dhe e di sa e rëndë mund të jetë kjo”, shkruan moderatorja.
A bën punë shtëpie Arbana?
“Punët e shtëpisë i kam pasur shumë qejf kur isha e vogël. Mamaja ime ka qenë shumë e rreptë kur isha e vogël. Gjatë karantinës edhe pse shtatzënë, e kam pastruar vetë çdo ditë shtëpinë time dhe e kam shijuar pafund. Sot kam ‘luksin’ të kem një zonjë shumë të mirë që më ndihmon me punët dhe nuk bëj më punë si dikuë. Jam me fat që atë kohë që do më merrnin punët, ta kaloj me fëmijët ose me punën apo pasionet e mia”, shkruan Arbana.
Çfarë mendon ajo për emisionin Për’puthen?
“Është me shumë zë të lartë”, shkruan ajo duke iu referuar konkurrentëve, që komunikojnë me njëri-tjetrin, me tone të ashpra dhe të larta.
“Por lexoj për të online dhe më bëhet qejfi për suksesin”, shkruan Arbana për emisionin.
A e ndihmon partneri i saj, Eduart Grishaj për rritjen e Dielli?
Arbana tregoi se e ndihmon patjetër.
“Po, i ankohem për gjëra të tjera, por jo për këtë”. Më tej ajo tregon se veçanërisht, te Eduarti, vlerëson inteligjencën dhe sensin e humorit. ‘Intervista’ u zhvillua ndërkohë që Arbana ishe në një sallon bukurie. Si një mama e dy djemve që pritet të nisë së shpejti sezonin e ri televiziv të Dua të të bëj të lumtur”, ajo ka treguar se është tejet e angazhuar./L.F-dritare.net