Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë një ndër çiftet më të dashura për publikun. Moderatorja ka postuar një foto në “Instastory ” ku shfaqet së bashku me Eduartin, i cili është veshur si postier me mbishkrimin: Ja dhe me postierin e zemrës. Eduarti e ka ripostuar foton në profilin e tij duke shtuar me humor se ka gjetur një punë të re tashmë. Kujtojmë se çifti prej muajsh janë bërë prindër të një djali të cilin e kanë quajtur Diell./M.M-dritare.net