Në Shqipëri po vihet re tendenca në rritje e të rinjve për të studiuar jashtë. Protagonistë të botës akademike nënvizojnë, se fenomeni po merr përmasa shqetësuese, duke e kategorizuar atë si rrjedhje të trurit. Ata shohin si shkak të këtij fluksi në rritje, rënien e cilësisë së arsimit të lartë në Shqipëri dhe mangësitë në tregun e punës. Zyrtarët e qeverisë nuk e shohin me shqetësim largimin e të rinjve për studime jashtë, dhe nënvizojnë se kanë marrë disa masa që u vijnë në ndihmë studentëve dhe rritjes së cilësisë së arsimit të lartë, pas protestave studentore në fund të vitit të kaluar./VOAhttps://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/960697344323921/