Shqipëria turistike/ Ministri Klosi merr postin e zëvendëspresidentit të Asamblesë së Përgjithshme të UNWTO
Dritare.net
"Për herë të parë nga anëtarësimi në 1993, Shqipëria do të përfaqësohet në organet drejtuese të UNËTO, agjencisë së specializiar për turizmin me 148 shtete anëtare. Blendi Klosi, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, do të mbajë postin e zëvendëspresidentit te Asamblesë së Përgjithshme të UNËTO, siç rezultoi në përfundim të sesionit zgjedhor të Komisionit për Evropën që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Shtetet pjesëmarrëse ne votim uruan Shqipërinë për postin e zv.presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të UNËTO, organi më i lartë vendimmarrës i organizatës botërore për turizmin. Pozicioni i zv.presidentit, i ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, vjen pas angazhimit intensiv për rritjen dhe konsolidimin e turizmit shqiptar, që shënoi në 2018-ën rritjen më të lartë statistikore prej 20 % më shumë të numrit të turistëve krahasuar me 2017-ën. Përfaqësimi i Shqipërisë në organizatën Botërore të Turizmit nga Ministri Klosi, do të jetë mundësi e shtuar për rritjen e njohjes dhe prezantimit të Shqipërisë turistike në sa më shumë vende të botës, duke i shërbyer në këtë mënyrë përpjekjes për të konsoliduar turizmin shqiptar. Ministri Klosi do të drejtojë disa nga sesionet e takimeve ndërkombëtare për turizmin, që do të mbahen në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të UNËTO.",- thuhet në njoftimin e ministrit Klosi./K.C/dritare.net