Shqipëria në situatë të jashtëzakonshme/ Arrestohet një tjetër shef policie për lidhje me drogën
E Enjte 2 Shkurt 2017, 23:11
Dritare.net
Një tjetër shef policie ka rënë në prangat e policisë, i dyshuar se ka lejuar kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Bëhet fjalër për shefin e specialistëve të komisariateve të policisë në Tepelenë Gani Abazi.
Ai u vu në pranga me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku pas hetimeve të kryera ka rezultuar se ka dyshime të forta të lidhjes së tij me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Ky është rasti i dytë brenda pak minutash që një drejtor policie është arrestuar. Pak më herët, Adriatik Llalla njoftoi Live në emisionin “Opinion” arrestimin e Haki Hasanbegaj, shefi i rendit në Vlorë. /Gazeta Express/