Shqipëria ndihmon Italinë, Bushati: Do marrim 20 nga emigrantët e bllokuar në Catania
E Shtunë 25 Gusht 2018, 19:07
Dritare.net
Në postimin e tij në Tëitter ai shkruan se, Shqipëria është e gatshme të ndihmojë Italinë në zgjidhjen e situatës së krijuar nga bllokimi i 150 emigrantëve në det.
“Itali, ne nuk mund të zëvendësojmë Evropën, por jemi gjithmonë këtu, nga ana tjetër e një deti ku ishim ne dikur ata eritreas që vuajnë ditë e natë në mes të detit, në pritje që Evropa të zgjohet!!! Dje Italia na shpëtoi. Sot jemi gati të ndihmojmë ????”, shkruan Ministri Bushati.
Ndërkaq, Ministri Bushati zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij italian Enzo Moavero Milanesi.
Ky i fundit e falenderoi qeverinë shqiptare për gatishmërinë e treguar dhe vlerësoi ketë veprim duke e cilësuar si një shembull inkurajues për shumë vende të BE-së.V.D/dritare.net/