Shqipëria dëbon edhe dy diplomatë iranianë
Dritare.net
Shqipëria ka shpallur non-grata dy diplomat iranianë, të ciët ndodheshin me mission diplomatik në vendin tonë, të dërguar nga Republika Islamike e Iranit.
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj njofton dëbimin e dy përfaqësuesve diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast.
Ata janë shpallur persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.
Diplomatëve u është kërkuar largimi i menjëhershëm nga Shqipëria
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë.”- shkruan Cakaj./ I.M-Dritare.net