Por, nëse krevati është i parregulluar, rrobat janë gjithandej dhe gjërat janë të pasistemuara, të gjithë e dimë çfarë do të thotë kjo.
Nuk ka rëndësi nëse dhoma juaj është e vogël apo e madhe, ju mund të maksimizoni hapësirën dhe ta bëni atë shumë herë më të bukur. Dritare.net ju tregon disa truke se si të zhdukni rrëmujën nga dhoma juaj e gjumit.
Filloni me rregullimin e rrobave, hiqni ato që nuk ju bëjnë më, ose keni kohë pa i veshur. Nuk keni pse t’i mbani ende, kur veç vend ju zënë.
Më pas i sistemoni sipas ngjyrave, mund t’iu duket pak e besdishme, por është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë, për të zgjedhur se çfarë do të vishni.
Mos i lini këpucët gjithandej, por mundohuni t’i mbani të gjitha në një vend të caktuar.
Përdorni sa më shumë hapësirën tuaj poshtë krevatit, duke instaluar sirtare dhe mundohuni t’i mbani sa më rregull. Shihni galerinë e mëposhtme dhe trasnformojeni dhomën tuaj të gjumit, në ambientin që të gjithë do ta kenë zili./a.f./Dritare.net