Foto/Shpërthim në kryeqytetin turk, Ankara. Të paktën 33 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur
Dritare.net
Makina të policisë, zjarrfikës dhe një grup personeli mjekësor nxituan në vendngjarje. Forcat e sigurisë evakuuar zonën, njofton agjencia turke e lajmeve Anadolu.
Autoritetet nuk kanë lëshuar detaje në lidhje se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
“Është shumë herët për të folur se kush janë autorët e këtij sulmi. Hetimi është në vazhdim”, ka thënë një zyrtar i lartë turk. “Prioriteti ynë tani janë të plagosurit.”
Shpërthimi, mesa duket, kishte në shënjestër një qendër transporti, në lagjen Kizilay, ku gjenden shumë stacione autobusësh dhe një stacion metroje, thotë Anadolu.
Një tjetër bombë shpërtheu në shkurt në kryeqytetin turk ku humbën jetën 28 persona.
Javën e kaluar, Ambasada SHBA në Ankara paralajmëroi për një komplot të mundshëm terrorist për të goditur ndërtesat qeveritare në lagjen Bahcelievler në kryeqytet, e cila është vetëm pak minuta larg nga sheshi ku ka ndodhur shpërthimi i së dielës./dritare.net/