Shpërthimi i gazit në minierën e Bulqizës, minatori: Menduam se nuk do të dilnim gjallë
E Shtunë 4 Shkurt 2017, 15:03
Dritare.net
Sipas Xhaferr Sadikut, nga Bulqiza, shpërthimi ka ndodhur gjatë punimeve për hapjen e një pusi të ri, në nivelin e 17-të nga kompania kineze Xian Engineering, ku kanë mbetur të plagosur rëndë 3 shtetas kinezë të cilët ndodheshin pranë pusit.
“Shpërthimi ishte aq i fortë sa menduam se nuk do arrinim të dilnim dot nga galeria. Forca e madhe e shpërthimit dhe pluhuri, na sollën vështirësi në frymëmarrje. Fatmirësisht përveç 3 minatorëve kinezë, asnjë minatorë shqiptarë nuk është plagosur rëndë, por kanë marrë vetëm gërvishtje të lehta,” shprehet ai duke shtuar se tashmë minatorët kanë dalë të gjithë nga miniera.