Shpërthen gazi metan në minierën e Bulqizës, disa të plagosur
E Shtunë 4 Shkurt 2017, 13:01
Dritare.net
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në nivelin 16 të minierës së Bulqizës. Mes të plagosurve raportohet edhe për dy shtetas kinezë, që punonin aty. Të plagpsurit po dërgohen me urgjencë në spital, për ndihmën e nevojshme, ndërkohë në vend ka mbërritur edhe policia.