Shpërthen Alimadhi: Po ti Majko pse qesh, e ke për nder që je bir komunisti? Po biem në nivelin e budallait Braho
Dritare.net
Ai tha se e kishte për nder se ishte ballist, dhe më pas iu drejtua Majkos duke i thënë nëse dhe ai e kishte për nder që ishte djali komunisti.
“Ballist jam, e kam për nder të jem ballist. Shiko si qesh Majko, e ka për nder Majko që ka qenë i biri i një komunisti. Kur bëra pyetje, kisha parasysh a ka Instituti i Tufës, ide e mendime për ta vazhduar studimin në lidhje me luftën vëlla vrasëse që ka ndodhur mes shqiptarëve.
Pse e përmendni Ballin, pse i përmendni zogistë, nga ‘44 e në vazhdim e thotë ligji, me këtë ligj ka rënë dakord PD dhe PS të trajtohen bijtë e komunistëve.
Mos e përmendni Ballin Kombëtar.
Askush nga ju nuk e njeh Ballin, kam 20 vjet në politikë, kam duruar shumë, kam folur shumë, kam një arkiv që e ka ruajtur ish- PP, ka 1341 fletë, asnjë krim nuk ka nga Balli ndaj komunistëve, 6 mijë shqiptarë nacionalistë, që u janë trazuar zorrët nëpër bark, t’ju vijë turp, kur shkelet të drejtat e ballistëve nuk ka kuptim”, tha ai.
Më pas Alimadhi, i është përgjigjur dhe Spartak Brahos të cilin e ka cilësuar budalla.
“Këtu ka njerëz të zgjuar, historianë, po biem kaq poshtë në nivelin e këtij budallai këtu, që nuk di asgjë për historinë këtu.
Më ndëshkoni sipas rregullores, por kam një gjë.
Kur ky thotë që ballistët hanin pula, po çfarë po thoni, po ju keni ngrënë koka njerëzish, nuk dini historinë, keni vrarë 4-6 mijë shqiptarë, kriminelët partizanë, kriminelët komunistë.
Ju nuk dini asgjë, ju qëllimisht nuk e lejoni historinë”, tha ai./E.B-dritare.net