Shpërndanin drogë, policia arreston 3 persona në Lezhë
E Premte 22 Nëntor 2019, 09:09
Dritare.net
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas që lëvizte nga Tirana në drejtim të Lezhës posedonte lëndë narkotike. Qëllimi i tij ishte shpërndarja në Ishull Lezhë.
Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- A., 39 vjeç, banues në Maminas, Durrës;
- H., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë;
- Q., 26 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë;
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 160 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, të cilën do ta shpërndante në doza të vogla./E.B-dritare.net